Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel tha sot se ishte e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë bisedimet dhe të arrijnë një kompromis, duke përmendur se marrëveshja e të dy palëve ishte e rëndësishme për paqen dhe rrugën e tyre drejt BE-së. Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren serbe Ana Brnabiq, Bettel tha se Serbia dhe Ballkani luajnë një rol kryesor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në kontinent, për të cilin ai tha se nuk duhet të merret si e mirëqenë.”Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës është e rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve. Është e rëndësishme të vazhdoni rrugën drejt BE-së dhe të siguroni paqen për vendet tuaja, dhe të arrini një kompromis në mënyrë që të afroheni më shumë me njëri-tjetrin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …