leoni

Xh. Bislimi: Kompania “Koha” e surrojve dhe e sojit të tyre “jugokosovarë” vazhdojnë propagandën kundër luftës së UÇK-së

Xh. Bislimi: Kompania “Koha” e surrojve dhe e sojit të tyre “jugokosovarë” vazhdojnë propagandën kundër luftës së UÇK-së

Ka dy javë që KTV-ja dhe “Koha Ditore” e surrojve dhe e sojit të tyre me të kaluar jugokosovare dhe kolaboracioniste i kanë (ri)ndezur motorët dhe po bëjnë propagandë të furishme kundër luftës së LPK-UÇK-së dhe të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës!! Ringjallja e kësaj propagande të shëmtuar kundër përpjekjeve titanike dhe kundër luftës për liri (ri)nisi fill pas zgjedhjes së Hashim Thaçit (ashtu si u zgjodhë, për faqe të zezë…)! Sebeb për këtë u bë Rexhep Selimi, i cili i tha Hashimit se ” të dua për kryetar Kosove aq sa të do Familja Jashari”, etj. Menjëherë, pa një, pa dy, reagoi Ramiz Lladroci, i cili “dëshmoi” se Rexhep Selimi nuk paska qenë i dëshiruar dhe mik i Adem Jasharit! Ndaj Ramizit reagoi Rexha dhe pas kësaj hyri në “polemikë” edhe Gani Geci, të cilit KTV-ja ia kushtoi më shumë se gjysmë ore pranë oxhakut!! Kaq mjaftoi që KTV-ja dhe gazeta “Koha Ditore” këtë polemikë t’ia prezantonin opinionit si një “luftë midis komandantëve të UÇK-së”!! Kaq mjaftoi që KTV-ja dhe “Koha Ditore” të rinisnin ose të vazhdonin me furi propagandën e tyre kundër përpjekjeve dhe luftës së UÇK-së e të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës, duke “dëshmuar” se kjo ishte një luftë për përfitime e hesape të grupeve të caktuara, por jo për lirinë e Kosovës!! Prandaj, Lufta e LPK-UÇK-së dhe e kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës do të duhejë të mbrohejë me ligj, sepse në Kosovë ka akoma individë, familje dhe grupe të lidhura me të kaluarën e errët, me pushtuesit dhe forcat e tyre terroriste që mbillnin vdekjen kudo në Kosovë…

Këtu më poshtë po jap edhe komentin e sotëm te gazetes surrojane, “Koha Ditore” me titull: Lufta mes komandantëve, për t’u bindur sa spekulative dhe e pabazuar është kjo propagandë shoviniste ndaj UÇK-së dhe luftës së popullit shqiptar për liri!! Dihet sakt, nuk është më fshehtësi, se kush ishin komandantë zonash të UÇK-së: Për Zonën e Drenicës ishte Sylejman Selimi dhe më vonë, pasi ky u emrua Komandant i Pergjithshem i UÇK-së në vend të Azem Sylës. Sami Lushtaku. Komandant i Zonës së Dukagjinit ishte Ramush Haradinaj. Komandant i Zonës së Pashtrikut ishte Heroi i Kombit, Tahir Sinani. Komandant i Zonës së Shalës ishte Rrahman Rama, sot Komandant i FSK-së. Komandant i Zonës së Nerodimes ishte Shukri Buja dhe Komandant i Zonës së Karadakut ishte Ahmet Isufi. Ka patur edhe komandnatë brigadash, bataljonesh e togjesh. Asnjëri nga këta nuk është përfshirë në “luftën e imagjnuar midis komandantëve të KTV-së dhe Kohës Ditore të suroojve dhe të sojit të tyre!! Rexhep Selimi ka qenë njëri nga themeltarët, shtyllat dhe krerët kryesorë të UÇK-së, por nuk ishte komandant, siç po e prezantojnë soji i surrojve!! Ramiz Lladroci nuk ka qenë komandant (ishte pjesë e krahut politik të UÇK-së…). Ndërsa, kush ishte Gani Geci dihet.

E ka thënë sa e sa herë edhe vetë! Atëherë, nga na doli kjo “luftë mes komandantësh të UÇK-së”?! FAMILJA Jashari dhe Komandanti Legjendar, Adem Jashari, e kanë përmbushur detyrimin e tyre ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar në mënyrën më shembullore të mundshme (si askush tjetër), prandaj kombi shqiptar ka vetëm një detyrim ndaj tyre: Të përulet me përkushtim të thellë para jetës, veprës, qëndresës, heroizmit. Luftës, rënies dhe flijimit të tyre, si dhe të ulë kokën, të mbyll gojën e të mendoj dhe të punojë natë e ditë për përmbushjen e POROSISË (amanetit) të tyre për çlirimin dhe (ri)bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë!

Unë e kuptoj mllefin, inatin dhe urrejtjen që ka kjo shtresë jugokosovarësh edhe sot ndaj LPK-UÇK-së dhe përpjekjeve e luftës së popullit shqiptar për liri e (ri)bashkim kombëtar, por të bëhet një propagandë kaq shoviniste, kaq spekulative, kaq antishqiptare dhe kaq e paturpshme është e pafalshme për një medie apo shtëpi botuese që pretendon se njeh dhe respekton etikën e gazetarisë! Propaganda e këtillë ka edhe nuanca fashiste (gebelsiane): fol, fol…, shkruaj, shkruaj… e thuaj, thuaj… se mbetet diçka! Turp!

Në fund të fundit Kosova kontrollohej qind për qind nga Serbia pushtuese dhe bashkëpunëtorët e saj. Ndërsa LDK-ja (parti politike legale(!) në kohën e pushtimit të egër dhe të luftës!!) jo që nuk angazhohejë dhe nuk vepronte kundër Serbisë pushtuese dhe terrorit të saj, por ishte aktive (sikur edhe surrojtë dhe soji i tyre) kundër çfarëdo përpjekjeje dhe veprimtarie çlirimtare-kundër Serbisë!! Në këto kushte dhe rrethana LPK-ja themeloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (krahun e saj të armatosur) dhe u përballë me makinerinë terroriste ushtarake e policore të Serbisë fashiste… Edhe armata si ato amerikane kanë bërë dhe po bëjnë më shumë “gabime” se që ka bërë UÇK-ja e themeluar dhe e drejtuar nga LPK-ja deri në kohën që u bë puçi me krijimin e një “drejtorie politike”!! Merreni luftën e Vietnamit, të Koresë, të Irakut, të Sirisë, të Libisë, të Jemenit (të gjitha pas Luftës së Dytë Botërore!) e shumë luftëra tjera që rezultuan me gabime, viktima civile, krime, dështime, humbje, shkatërrime të pallogaritshme… Ndërsa, i vetmi “krim” i LPK-UÇK-së dhe i luftës çlirimtare të kombit shqiptar është ÇLIRIMI i Kosovës nga Serbia!! Dhe, këtë “krim” nuk po ia falin lakejtë dhe bashkëpunëtorët e djeshëm e të sotëm të Serbisë, miqtë dhe mbështetësit e Serbisë (Rusia dhe aleatët e saj…)! Por, këtë e kemi ditur edhe atëherë, e dimë edhe sot e do ta dimë gjithmonë derisa sa Kosova të pavarësohet plotësisht nga Serbia dhe të ribashkohet me TRUNGUN e saj. Pra, asgje e re per ne shqiptarët…

 (Autori është magjistër i diplomacisë, gazetar e publicist… Ka qenë njëri nga drejtuesit e LPK-UÇK-së, përfqësues politik i UÇK-së në Francë, anëtar i Këshillit Qendror të Fondit “Vendlindja Thërret”… Deputet në Kuvendin e Kosovës, etj.)

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …