Xhevat Bislimi: HESHTJA E "DETYRUAR" E SHQIPTARËVE!

Xhevat Bislimi: PULA KURRË NUK MUND TË NGRITET NË LARTËSITË E SHQIPONJËS

(GAMITJET KUNDËR LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS)

Jane bere bashke maca e kuca e po e gamitin kunder LPK-se. Jane kryesisht soji i atyre qe jo vetem nuk iu gjeten kurre Kosoves e popullit te saj shqiptar ne dite te veshtira, por edhe ishin “ne anen e gabuar”, ishin me pushtuesit dhe me shtetin pushtues represiv e terrorist jugoserb. Po te “gjurmosh” pak ne biografite e tyre do te bindesh se edhe eterit, gjysherit e stergjysherit e tyre (me perjashtime) ishin “ne anen e gabuar te historise”. Prandaj, kur i degjon gam-gamet e  tyre kunder Levizjes Popullore te Kosoves nuk befasohesh…

Me merr nje shok ne telefon e me thote: “A po e degjon Driton Selmanin e LDK-se qysh po gamit kunder LPK-se?” -“Jo, i thash, se ka nja tri vjet qe nuk i degjoj gam-gamet e ketyre qe vetequhen “opinioniste”, “analiste”, “gazetare” e “politikane”, e qe ne fakt veç bejne gam e gam per “padronin qe i paguan! Prandaj, ti shoku im, edhe ky Driton ldkejci, per te gamitur paguhet, sepse soji i tij kete zanat e kane tradite”.

Rolin dhe meriten historike qe ka Levizja Popullore e Kosoves, qe nga viti 1982, per perpjekjen, qendresen dhe organizimin e Luftes Çlirimtare, nuk mund ta kontestojne jo gamitjet e sojit te Dritonit, por as gamitjet e krejt armiqve te vjeter e te rinj te kombit shqiptar. LPK-ja nuk ishte nje organizate e zakonshme politike me ideologji a interesa grupi a krahine. Ajo ishte rezultat i bashkimit te organizatave atdhetare te kohes, qe perfaqesonte deshiren, kerkesen, perpjekjen, organizimin dhe Luften legjitime per liri,-çlirimin e tokave te pushtuara te Shqiperise, ajo ishte Levizja Kombetare e trevave te pushtuara shqiptare. Kush tjeter, pos LPK-se, mund te merrte persiper organizimin e luftes se armatosur dhe te themelonte famemadhen, UÇK? Ajo jo vetem se e kishte fituar kete te drejte me perpjekjet, qendresen, luften dhe sakrificen e vazhdueshme, por ajo i kishte edhe kapacitetet njerezore, intelektuale, politike, organizative, profesionale, logjistike… Ajo kishte ndertuar me mjeshteri e perkushtim te madh edhe marredhenie e bashkepunim miqesor me qeveri e shtete mike, duke fituar simpatine dhe mbeshtetjen e tyre per kauzen shqiptare…

Historia jone shqiptare nuk ka njohur, qe nga copetimi i SHQIPËRISË, organizate-Levizje te organizuar, te strukturuar, me program te qarte kombetar dhe me shtrirje kaq te gjere sa LPK-ja. Ajo ishte e organizuar dhe bente veprimtari çlirimtare, si nje e vetme, ne Kosoven shqiptare (pra edhe ne Maqedonine tone, ne Mal te Zi e ne Kosoven Lindore). Ajo ishte e organizuar dhe bente veprimtari çlirimtare edhe ne Zvicer, Gjermani, France, Itali, Austri, Angli, Belgjike, Suedi, Holande, Danimarke, Luksemburg, Amerike, Australi… Ajo ishte e organizuar mire ne shtetin tone AMË dhe bashkepunoi forte me strukturat dhe popullin e nje gjuhe e te nje gjaku, sepse LPK-ja dhe organet e saj drejtuese ishin te ndergjegjshme se kusht sine que non per ta organizuar, zhvilluar dhe fituar Luften kunder Serbise e per çlirimin e tokave te pushtuara ishte shteti yne AMË. Edhe pritja e perkrahjes, ardhja e ndihmes dhe nderhyrja (bombardimet e NATO-s) nuk do te ndodhnin pa luften e LPK-UÇK-se dhe pa qenien e shtetit tone.

LPK-ja me mençurine, me pjekurine e saj politike, me pergatitjen dhe organizimin e Luftes se Armatosur fitoi, se pari, zemren dhe mbeshtetjen e mbare kombit shqiptar, e pastaj edhe zemren dhe perkrahjen e popujve dhe te vendeve te qyteteruara demokratike, te bashkuara ne NATO dhe jashte saj.

Te paperfshire ne kete Lufte te Madhe per çlirimin e Kosoves shqiptare kishin mbetur disa nga kreret e mjerimit pacifist, qe lirine e Kosoves e kerkonin ne Beograd dhe dyreve e strehve te huaja si dhurate per “nenshtrimin, durimin e dialogun” pa kushte me pushtuesin! Ne kete rrafsh e permes kesaj “filozofie” i kuptoj edhe gamitjet kunder LPK-se, qe beri historine qe nuk zhbehet nga gam- gamet e tyre.

Keto perpjekjet e LDK-se (eksponenteve dhe rrogtareve te saj) per ta “devalvuar” rolin dhe meriten historike te LPK-se më shume më ngjajne me perpjekjet e  nje pule per t’u ngritur ne lartesite e Shqiponjes…

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …