Ministri i ri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj ka thënë gjatë ditës së sotme se të gjitha ligjet e parashikuara të reformës në drejtësi janë miratuar me shumicë të kualitative. “Përmbyllëm të gjitha ligjet e reformës në drejtësi dhe javën e ardhshme këto ligje do të shkojnë në Kuvend”, ka theksuar Xhafaj. Me tutje ai ka shtuar se, ligjet i janë nënshtruar një procesi të diskutimit të gjerë publik dhe me ekspertë të atashuar në institucione. Gjithashtu edhe deputetja e PS-së, Vasilika Hysi ka nënvizuar se, këto ligje janë në interes të qytetarëve. “Ndaj ftoj opozitën të vijë t’i votojë, pasi nuk janë ligje politike”, ka deklaruar Hysi.
