Xhafer Hysen Mehmetaj (4.11.1972 - 12.4.1999)

Xhafer Hysen Mehmetaj (4.11.1972 – 12.4.1999)

“Ku të gjesh rastin e të vdesësh për vendin tënd, për atdheun tënd!”.
Ky ishte refreni i përhershëm që ai e shqiptonte sa herë që flitej për flijimet, për sakrificat, për vuajtjet, për rëniet e për ngrit jet e brezave të popullit shqiptar në përpjekjet titanike për mbijetesë të kombit të tyre. “Ku të gjesh rastin e të vdesësh për vendin tënd, për atdheun tënd!”, ai kishte thënë sa herë që e ksihte rën fjala për trimërinë e Kamer Loshit të daja ve dhe sa herë e kishte dëgjuar këngën për të. “Ku të gjesh rastin e të vdesësh për vendin tënd, për atdheun tënd!”, ai shprehej edhe kur binte fjala për vuajtjet dhe torturat e djalit të axhës, Nezirit gjatë vuajtjes së burgut politik në burgjet jugosllave në vitet 80 të shekullit të kaluar. Refrenin: “Ku të gjesh rastin e të vdesësh për vendin tënd, për atdheun tënd!”,-ai e shqiptoi edhe kur në Prekaz u flijua në altarin e lirisë, komandanti legjendari Adem Jashari, në mars 1998. “Ku të gjesh rastin e të vdesësh për vendin tënd, për atdheun tëndl”- thoshte ai, sa herë dëgjohej krisma e armës së UÇK-së dhe sa herë djemtë dhe vashat e Kosovës e të gjithë Shqipërisë etnike niseshin për në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto fjalë zemre e këtë zë ndjenje, i kishin dëgjuar sa e sa herë nga biri i tyre prindërit Hyseni e Mana; i kishin dëgjuar sa e sa herë vëllezërit A vdullahu, Zeneli e Skënderi; i kishte dëgjuar motra, Mevlydja. Kuptimin e këtyre fjalëve dhe të kësaj ndjenje, për motrën e kishte edhe fisheku i armës që i vëllai, dëshmori Xhaferi Mehmetaj, ia kishte dërguar asaj në një vend të Shqipërisë, ku tashmë ajo ishte vendosur bashkë me prindërit, pas sbkretërimit të vendlindjes, Zsblleqit nga pushtuesi serb. Ai ishte shenjë kujtimi, por edhe amaneti se liria e atdheut buron nga gryka e pushkës. Këtë relikt të shenjtë të vëllait, motra sot e ruan me dashurinë më të madhe, si kujtim e si betim.
Dëshmori Xhafer Mehmetaj ka lindur në fshatin Zabllaq të komunës së Burimit (Istogut), më 4 nëntor të vitit 1972.
Si fëmija më i vogël i familjes, ai rritet i shëndetshëm, i urtë e i dashur, për të fituar më vonë fizikun e një të riu shtatgjatë, flokëzi e të zhvilluar.
Shkollën fillore, Xhaferi e ka kryer në fshatin e afërt, në Zallq, ndërsa gjimnazin në Burim dhe Gurrakoc. Pas përfundimit të shkollës së mesme, i arrin ftesa për shërbim ushtarak në ish-Armatën Popullore të Jugosllavisë, me ç’rast detyrohet të shkojë në Mostar të Bosnjë e Hercegovinës. Ishte fillimi i vitit 1991 dhe ish-Jugosllavia ziente nga kriza e shpërbërjes. Po ashtu, në Kosovë mbretëronte sundimi pothuajse racist serb dhe ishte koha kur të rinjtë shqiptarë përndiqeshin e dërgoheshin me dhunë në armatë. Të rinjtë që nuk i përgjigjeshin ftesës për shërbim ushtarak detyroheshin ta braktisnin familjen e vendlindjen dhe të mërgonin në vendet e Perëndimit.
Në shërbim ushtarak, Xhaferi kishte rënë në sy si ushtar “problematik”, që nuk duronte t’i fyhej dinjiteti e personaliteti. Për ushtarët e viseve të tjera ai ishte “berberi i ashpër” që pa mëshirë ua prente mjekrat e ua shkurtonte flokët rekrutëve nostalgjikë të të parëve të tyre mjekroshë.
Kjo ashpërsi atij i kushtoi me përjetimin e masave ndëshkuese, si pasojë e të cilave nuk iu lejua të marrë asnjë ditë pushimi për në shtëpi, madje nuk iu lejuan as vizitat me vëllezërit. Meqenëse ndërkohë shpërthen lufta e armatosur ndërmjet Serbisë e Kroacisë, ku Armata Jugosllave ishte në shërbim të politikës serbomadhe, Xhaferit i skadoi afati i përfundimit të shërbimit ushtarak. Ai tashmë kishte kaluar mbi 13 muaj në këtë shërbim dhe as që dihej kur do të lirohej. Mirëpo, me ndihmën e bashkëvendësit, Tush Kolaj nga fshati i afërm, Budisalc, po ashtu ushtar dhe të cilin e kishte mik të mirë, arrin ta sajojë mënyrën e braktisjes së shërbimit në Armatën Jugosllave. Me kërkesën e Tushit, vëllezërit e të cilit studionin në Zagreb, këta të fundit ia dërgojnë Xhaferit një shkresë “zyrtare”, me arsyetimin se “si student” i Universitetit të Zagrebit, duhet të paraqiten atje për provim.
Në bazë të kësaj shkrese, ai arrin të largohet nga kazermat e ushtrisë jugosllave të Mostarit dhe arrin në Zagreb, e prej atje në Kosovë, në familjen e tij në Zabllaq.
Në shtëpi, Xhaferi merret me punë të zakonshme bujqësie, ndërsa një kohë punon si mjeshtër vullkanizeri, në një punëtori në Gurrakoc. Tre vëllezërit e tij me punë në vendet perëndimore e ndihmonin atë, veç tjerash edhe me mjete pune për mjeshtërinë e tij. Si vullkanizer, punon deri në fund të vitit 1997, kur pushtuesi serb tashmë ishte çmëritur nga dalja në skenë e UÇK -së në Drenicë. Për të ishte e padurueshme dhe poshtëruese të duronte frekuentimin e shpeshtë të policëve serbë në punëtorinë e tij dhe kërkesat e tyre për t’u kryer shërbime pune falas. Prandaj, një ditë, e mbyll përfundimisht punëtorinë dhe kthehet në shtëpi. Ishte koha kur atmosfera e luftës çlirimtare po frymëzonte dhe po prekte dejzit e ndjenjave atdhetare të të rinjve e të gjithë atyre, për të cilët pushteti serb në Kosovë kishte vetëm një emër: robëri.
Në këtë atmosferë ishte e qartë se Xhaferi nuk e kishte mbyllur punëtorinë për të qëndruar i papunë në shtëpi. Ishte e kuptueshme se tash ai kishte punë më të rëndësishme për të bërë. Duheshin vënë gurë në themelet e kalasë së madhe të lirisë dhe një punë të tillë po e bënte edhe Xhaferi, në bashkëpunim të ngushtë me tre vëllezërit dëshmorë, Menhend, Menderes e Mentor Dërvishaj, me dëshmorin Abedin Dërvishaj, me bashkëveprimtarin Bajram Mehmetaj e të tjerë. Pas betejës së 5, 6 e 7 Marsit të vitit 1998 në Prekaz, ata angazhohen në segmente të ndryshme të ndihmimit të frontit, duke krijuar një rrjet të fortë të luftëtarëve, të gatshëm për ta shtrirë luftën çlirimtare edhe në trevat e tyre. Ata do të bëhen hallkë e fortë ndërlidhëse ndërmjet zonës së Drenicës dhe asaj të Dukagjinit, pas shtrirjes së luftës së armatosur në këtë të fundit. Shtëpia e Xhaferit, sikurse edhe ato të Menhendit me vëllezërit dhe e Abedinit, ishin bërë vendtakim i luftëtarëve të lirisë dhe bazë e UÇK-së, pritëse dhe përcjellëse të sigurta të luftëtarëve në marshimet e tyre prej një zone në një zonë dhe në rrugën e tyre të gjatë për bartjen e armatimit nga Shaipëria.
Dëshmori Xhafer Mehmetaj, duke pasë shpirt të atdhetarit revolucionar, nuk mund të qëndrojë indiferent para masakrave dhe krimeve serbe të bëra mbi shqiptarët në fillim të vitit 1998, siç ishin ato në Qjrez e Likoshan të Drenicës, e më pas edhe në Prekaz. Prandaj ai, bashkë me motrën Mevlyden, me kushërinjtë Jetonin e Bajramin, me bashkëveprimtarin, Mentor Dërvishaj e të tjerë, merr pjesë në protestat kundër pushtuesit serb, të organizuara në Burim e në qendra të tjera, me moton “Gjithë Kosova është UÇK”, në mars të viti 1998. Ky lloj solidarizimi me UÇK-në, shumë të rinjve, trimave e trimëreshave të Kosovës ua trasoi rrugën drejt radhëve të kësaj ushtrie. Edhe Xhaferi, atë rrugë kishte marrë dhe në verë të vitit 1998, në Likoc, në qendrën e rekrutimit e kishte formalizuar rekrutimin e tij në UÇK.
Babai i tij, Hyseni e kujton shpërthimin e dufit revolucionar të shpirtit të të birit, një ditë vere të vitit 1998, kur ai e kishte hedhur tutje shatë n me të cilin ishte duke punuar në arë. “Nuk durohet që unë të vadis misrin, kurse atje (në Drenicë) të kërcasin pushkët. Atje duhet të shkojnë burratl-kishte shfryr me duf urrejtjen ndaj pushtuesit nga njëra anë dhe dcmosdoshmërinë për mobilizimin e gjithë atdhedashësve nën emblemën e UÇK-së.
Që atëherë, Xhaferi zhvillon aktivitet të pandalshëm, bashkë me Menhend Dërvishaj, Abedin Dërvishaj, Bajram Mehmetaj e të tjerë. Ky aktivitet i bie në sy policisë serbe, e cila në shtator të vitit 1998 e arreston, derisa po priste në një ordinancë stomatologjike në Istog. Gjatë qëndrimit në arrest atë e torturojnë dhe provokojnë në forma të ndryshme, duke kërkuar nga ai që të paraqitet sërish në stacionin policor. Pas bisedës së tretë informative, Xhaferi konstaton se pozita e tij është e rrezikuar, prandaj vendos të mos i përgjigjet më ftesës për paraqitje në polici dhe të largohet nga jeta publike, duke iu përkushtuar aktivitetit dhe organizimit të drejtpërdrejtë ushtarak. Në këto rrethana, në fillim të muajit nëntor të vitit 1998, në shtëpi merr 4000 marka gjermane, për të blerë armët, sepse siç u kishte thënë në familje, armët duhet siguruar vetë, dhe u bashkohet shokëve, Menhendit, Bajramit …
Në këtë kohë, Zona Operative e Dukagjinit po përgatitej të formonte Brigadën 133 “Adrian Krasniqi”, e cila do të veprojë në trevën e komunës së Burimit e në një pjesë të komunës së Pejës. Me formimin e kësaj brigade, në janar të vitit 1999, Xhaferi do të jetë pjesëtar i saj përkrah bashkëluftëtarëve Menhend e Menderes Dërvishaj, Abedin Dërvishaj, Bekë Berisha, vëllezërve Izet e Fikret Shatri, Ismet Bicaj, Remzie Zeqiraj, Milazim Berisha, Muhamet Demaj dhe luftëtarëve të tjerë, shumë prej të cilëve sot janë dëshmorë të kombit.
Xhaferi, së bahku me Bajram Mehmetajn, Menhend Dervishajn, etj., në shkurt të vitit 1999, angazhohet për sigurimin e armatimit përmes vijës së furnizimit, e quajtur si vija e Rozhajës. Rrugëtimi kishte zgjatur rreth tri javë, me pengesa e rreziqe, por kishte rezultuar i suksesshëm. Duke pasë trimërinë, përvojën e duhur ushtarake, si dhe nivelin e lartë të shkathtësisë fizike, pas kësaj kohe Xhaferi do të jetë atje ku ndërmerren aksionet sulmuese kundër forcave serbe, brenda rrezës së veprimit të brigadës së tij. Si pjesëtar i Njësisë Speciale të Brigadës 133, bashkë me Menhend Dervishaj, Bajram Mehmetaj, Muhamet Demaj e me bashkëluftëtarë të tjerë, gjatë kësaj periudhe merr pjesë në aksionet sulmuese të kryera në Bajë e Novosellë. Sulmet e tij gjithëherë i shquante shpejtësia dhe saktësia. Snajperka, automatiku dhe Shotgani vezullues do të kërcasin thekshëm, sepse ato ndodheshin në duart e fuqishme e të sigurta të pjesëtarit të Njësisë Speciale të Brigadës 133, luftëtarit Xhafer Mehmetaj.
Krisma e këtyre armëve nuk pushoi derisa nuk pushoi edhe zemra e trimit.
Me fillimin e bombardimit nga NATO-ja kundër neofashizmit serb, në mars të vitit 1999, edhe lufta ndërmjet UÇK-së dhe forcave pushtuese serbe hyri në një fazë të re. Megjithëse epilogu i kësaj lufte, tashmë dukej qartë në favor të luftës çlirimtare që po bënte UÇK-ja, forcat serbe përqendruan të gjitha goditjet edhe kundër popullatës civile shqiptare, duke rrethuar fshatrat dhe banorët e tyre. Ishte rrethuar edhe fshati i Xhaferit, Zabllaqi, ku kishin gjetur strehim mijëra banorë të Mitrovicës me rrethinë, të përzënë nga shtëpitë e tyre. Forcat serbe ishin vendosur me gjithë arsenalin e tyre ushtarak, në Zallq, në Ozrim, në Bajë e në pika të tjera strategjike, prej nga ballafaqoheshin nga distanca me UÇK-në.
Në atë kohë intensifikohen deri në egërsi edhe mësymjet kundër pozicioneve të UÇK -së, pjesëtarët e së cilës bënin rezistencë heroike. Mësymjet ishin drejtuar edhe kundër pozicioneve të UÇK -së që mbronin zonën e lirë të Brigadës l33, të vendosura në fshatrat rrëzë bjeshkës që ndan Burimin me Pasbjeshkën serbe, Lubozhdë, Tedel (Vrellë), Studenice, Kaliçan e deri te Alba e Vogël dhe Alba e Madhe e te Radafci, në veriperëndim të vendit. Sulmet me granata u ashpërsua n më 12 prill, të mbështetura edhe nga forcat diversante të këmbësorisë të cilat kishin arritur që nga pika e tyre e përqendrimit në fshatin Lubozhdë të depërtojnë pas shpinës së luftëtarëve, nga ana e bjeshkës. Këto forca u përballën me qëndresën e madhe të luftëtarëve të lirisë të pozicioneve të vendosura ndërmjet Lubozhdës dhe Tedelit (Vrellës). Sapo fillon inkursioni i forcave serbe, në përforcim të pozicioneve të çlirimtarëve, me shpejtësi shkon dëshmori Xhafer Mehmetaj, bashkë me Ismet Bicajn, Menhend Dervishajn, Bekë Berishën, dhe Skënder Bytyqin. Në ato pozicione, luftëtarët e UÇK-së, Xhafer Mehmetaj, Ismet Bicaj, Bujar Visoqi, Izet Shatri, Muharrem Vuthaj, Abedin Dërvishaj, Skënder Mara], Smajl Fetahaj e Nezir Mujaj, do të shkëmbejnë fishekët e fundit me pushtuesin, duke u përjetësuar në altarin e lirisë.
Gjendja e rrethimit të popullatës së kësaj treve kishte vazhduar deri më 8 maj të vitit 1999, kur popullata civile e fshatrave të Lugut të Drinit, prandaj edhe ajo e Zabllaqit, detyrohet me dhunë të marrë rrugën e largimit nga Kosova drejt përtej Qafëmorinit. Njëra pjesë e saj merr rrugën në drejtim të qytetit të Klinës, ndërsa pjesa tjetër niset në drejtim të Pejës.
Prindërit e dëshmorit Xhafer Mehmetaj, Hyseni e Mana, bashkë me të bijën Mevlyden arrijnë në Kukës e prej atje në Durrës. Pas përfundimit të luftës, ata kthehen në vendlindje ku gjejnë shtëpinë e djegur e trollin të shkretuar. Tani zemra e tyre dhemb te për birin e rënë, trupi i të cilit nuk dihej ku ndodhej. Kërkimet për të vazhduan në vendet e fushëbetejave, e në varrezat e fshatrave dhe qyteteve deri në muajin korrik të vitit 1999, kur babai i dëshmorit Xhafer Mehmetaj, Hyseni, e zbuloi trupin e të birit në një varr të varrezave të qytetit të Pejës. Në atë varr prehej edhe trupi i dëshmorit Ismet Bicaj.
Trupi i dëshmorit Xhafer Mehmetaj u rivarros në varrezat e dëshmorëve në fshatin Trubuhovc. Mbi varrin e tij është lartësuar lapidari shkëlqimtar. Emri i dëshmorit është skalitur edhe në lapidarin e përbashkët të dëshmorëve në qendër të Burimit (Istogut). Në shenjë nderimi të gjakut të tij, nga institucionet e luftës e nga asociacionet e dala nga lufta e UÇK-së janë dhënë mirënjohje e pllakata të shumta me emrin e dëshmorit Xhafer Mehmetaj. (N. M.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …