leoni

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Dikujt duhet t’i lidhen duart, zonjës Osmani nëse ka bërë shkelje të Kushtetutës, ose atyre që e kanë kërcënuar

Kryetarja e koalicionit qeveritar,  Vjosa Osmani, nuk e ka dekretuar,  Blerim Isufajn, për kryeprokuror të shtetit. Ajo gjatë kohës së shqyrtimit të ankesave në gjykata, thotë ka marrë mesazhe dhe është kërcënuar. Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, duke komentuar këtë deklaratë tha se zonjës  Osmanit duhet t’ia lidhin duart sa më shpejt, në qoftë se  ka bërë shkelje. Por, në qoftë se  Vjosa Osmani e di kush i ka thënë ashtu, duhet ta denoncojë menjëherë dhe pastaj të lidhen ata. Nëse ka aktakuzë kundër Vjosa  Osmanit diku që ka shkelur ligjin e kushtetutën, ose ka bërë vepër për të shkuar në burg, atëherë pse duhet ta ruajnë. Nëse nuk ka, e inkurajoj Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Kosovës, që me urgjencë ata që kanë kërcënuar presidenten, duhet t’i arrestojnë”, nënvizoi Xhavit  Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …