Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, e sheh të pamundshme mundësinë deputetëve për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale, meqë para se të themelohej kjo Gjykatë, Kosova ka bërë marrëveshje me Bashkimin Evropian, të cilët i kanë ndarë 300 milionë euro. “Shfuqizimi i Speciales nuk është proces i lehtë. Ne si shtet kemi një marrëveshje me Bashkimin Evropian, të cilët kanë ndarë 300 milionë euro për Gjykatën Speciale. Sa e di unë, edhe Amerika ka ndarë një pjesë të mjeteve. Së treti, Kosova ka bërë një marrëveshje me Holandën, sa i përket kësaj çështjeje dhe ky shtet i BE-së e ka miratuar marrëveshjen. Nuk është e lehtë që ne të ndërmarrim hapa, të cilat i prishin gjithë këto marrëveshje, ka thënë Haliti duke zbuluar se për Gjykatën është bërë një “Pazar” i majmë në rreth 500 milionë euro dhe ato duhet të realizohen pë destinim të caktuar. Duket se para se të mendohet gjykata dikush nga elita kapitaliste e Evropës ka planifikuar mirë përfitimet që do të sjellë kjo gjykatë për stafin e saj, për rreth 10 apo më shumë vjet, sa parashihet të funksionojë kjo zezonë në radhën e zezonave të botës imeperialiste, kapitaliste.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …