Policia e Kosovës ka filluar të premten një aksion për mbylljen e disa objekteve të strukturave paralele në komunat veriore të vendit. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka konfirmuar mbylljen e pesë komunave paralele që operonin në atë zonë. Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka reaguar lidhur me këtë aksion, duke vlerësuar qëndrimin e ambasadave përkatëse si të arsyeshëm dhe të domosdoshëm për të ardhmen e Kosovës. Këto struktura paralele paguhen rregullisht nga Serbia, njëjtë si disa forca të policisë që janë aktive në atë zonë. Kjo fushatë është pjesë e një loje elektorale nga Albin Kurti dhe nuk adreson thelbësisht problemin e strukturave paralele,” tha Haliti. “Ura e Ibrit duhet të hapet me marrëveshje ndërmjet komunave të Mitrovicës dhe jo me masa ndëshkuese që do të preknin qytetarët e Kosovës,” përfundoi Haliti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …