Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pritur në takim senatorin italian, Ludovico Sonego dhe ambasadorin e Italisë në vend, Piero Cristoforo Sardi, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vendin tonë si: demarkacioni me Malin e Zi, sundimi i ligjit, liberalizimi i vizave, si dhe nevoja që ka Kosova për investime italiane, bën të ditur një njoftim nga Kuvendi. Nënkryetari, Haliti ka përsëritur qëndrimin e tij personal kundër shfuqizimit të kësaj gjykate, me bindje se përballja në Gjykatën Speciale është në interes të Kosovës dhe i hapë mundësi për BE, për Liberalizim të vizave, dhe “për me shliru Kosovën nga ky ankth’, tha Haliti.
