Xhavit Haliti: Hasan Prishtina është një nga ideologët dhe prijësit e luftës për çlirimin dhe bashkimin kombëtar

Xhavit Haliti: Hasan Prishtina është një nga ideologët dhe prijësit e luftës për çlirimin dhe bashkimin kombëtar

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti përmes një postimi e ka kujtuar atdhetarin dhe heroin e kombit Hasan Prishtina, të cilin e ka vlerësuar si një nga ideologët dhe prijësit e luftës për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. “Kombi shqiptar u godit rënd 85 vite më parë me vrasjen e atdhetarit Hasan Prishtina. Hasan Prishtina nuk është vetëm simbol, por mbi të gjitha është një nga ideologët dhe prijësit e luftës për çlirimin dhe bashkimin kombëtar dhe kontribues i fuqishëm në themelimin e shtetit shqiptar. Jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës mbetet burim frymëzimi për gjeneratat e reja kudo që ka shqiptar”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …