Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë të ditur se serbët të cilët janë pjesë e Policisë së Kosovës dhe veprojnë në veri të Mitrovicës, marrin paga edhe nga shteti i Serbisë. Këto fakte, nënkryetari i kuvendit, i ka prezantuar gjatë takimit me delegacionin e Lëvizjes Evropiane Daneze, të cilët e vizituan Kuvendin e Kosovës. Ata e kanë pyetur, zotëri Halitin në lidhje me shtrirjen e sovranitetit dhe ndikimin e institucioneve të Kosovës në veri të vendit, zhvillimin e dialogut me Serbinë, avancimin dhe progresin që ka arritur ky dialog në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, raporteve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Haliti ka pranuar se Kosova nuk e kontrollon pjesën veriore të Mitrovicës dhe veriun në përgjithësi, edhe pse bashkësia ndërkombëtare i ka njohur kufijtë e Kosovës të vitit 1974. Ne e dimë se shteti serb paguan paga të dyfishta edhe për policinë e cila punon në uniformat e Kosovës në veri, po ashtu kemi informacione se ata kanë edhe uniformat shtesë të Serbisë që i mbajnë nëpër shtëpitë e tyre për ndoshta një rast të veçantë kur mund të ju nevojiten atyre që t’i veshin, ka thënë mes tjerash, Xavit Haliti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …