Deputeti, Xhavit Haliti, duke folur për mijëra hektarë tokë që i ka marrë Malin e Zi dhe që pret t’ ia bëjë tapi Qeveria e Kosovës, ka ironizuar kryesuesin e delegacionit nga radhët e banorëve të Rugovës, ish të burgosurin politik, Ali Lajçi, duke thënë se Kosova ka pasur nevojë për specialistë e jo për komisione që udhëheqë ai. Ai madje ironizon Ali Lajçin, për të cilin thotë se ndoshta edhe është burrë i mirë, por nuk i njeh kufinjtë. Haliti ka përmendur edhe shënjimet e mëhershme në bjeshkët që ndajnë Kosovën me Malin e Zi, e që sipas tij datojnë qysh moti dhe që nuk janë zgjidhur, sepse Mali i Zi nuk lëshon pe, i mësuar se xhavit-halitët me kompani kanë lëshuar e lëshojnë pe në të gjitha pikat kufitare si në Dobëllde, në veri të Kosovës, në komunën e Dardanës e gjetkë.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell, ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale
Emisari i kryetarit amerikan Donald Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka …