Xhavit Haliti kërkon nga Edi Rama hapjen e disa qendrave të vaksinimit për të gjithë qytetarët e Kosovës

Xhavit Haliti kërkon nga Edi Rama hapjen e disa qendrave të vaksinimit kundër Covid-19 për qytetarët e Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, përmes një postimi në ‘Facebook’ i ka bërë thirrje publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të hapë qendra vaksinimi për qytetarët e Kosovës. “Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë. Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish. Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë. Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin”, ka shkruar Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …