Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Kosova është tiketuar si faktor destabiliteti, ndërsa duhej të prezantohej si faktor stabiliteti, në Ballkan

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mos konstruktivitet në raport me Amerikën, duke argumentuar se ky qëndrim ka çuar në sanksione nga Bashkimi Evropian për dy vitet e fundit. Gjatë një debati ai tha se Kosova duhet të ndërtojë një strategji të qartë për t’u prezantuar si një faktor stabiliteti në Ballkan, duke bindur si demokratët ashtu edhe republikanët amerikanë për rëndësinë e rolit të saj në rajon. Kërkesat e liderëve për heqjen e sanksioneve nuk do të funksionojnë pa treguar përkushtim të qartë për stabilitetin rajonal, ka saktësuar, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …