Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka kohë që mbetet çështje me prioritet të veçantë në aspektin politik, posaçërisht në Kuvendin e Kosovës, duke margjinalizuar ligje e prioritete tjera në agjendën e punës së këtij institucioni, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Ndërkohë që deputet nga partitë në pushtet mendojnë se kjo çështje nuk ka ndikuar shumë në mosmiratimin e ligjeve tjera, kurse ata nga opozita presin që Demarkacioni të mbetet në agjendë, pasi sipas tyre, Kuvendi nuk mund të rri indiferent përderisa Kosova po humb rreth 8 mijë hektarë të territorit. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka edhe prioritete tjera, por çështja e Demarkacionit, sipas tij, është problem dhe detyrimisht Kuvendi po merret me këtë çështje.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin
Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …