Xhavit Haliti

Xhavit Haliti kritikon, Albin Kurtin, për veprime e nxitje të papërgjegjshme, lidhur me hapjen e Urës së Ibrit

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për papërgjegjësi në lidhje me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.  Sipas tij veprimet e njëanshme të Qeverisë mund të dëmtojnë rëndë Kurtin dhe Kosovën. Ai ka  i bërë thirrje që Kurti  t’u përmbahet kërkesave të autoriteteve amerikane. Deputeti, Xhavit Haliti , ka theksuar se Qeveria synon vetëm të fitojë poena politikë duke hapur urën për një periudhë të shkurtër, ndërkohë që KFOR-i ka plane për ta mbyllur atë menjëherë pas hapjes. Ai konsideron se situata kërkon një qasje të matur dhe një dialog të ndërmjetësuar, ashtu siç kërkohet nga Bashkimi Europian.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …