Disa nga deputetet e Kuvendit të Kosovës, kanë kritikuar gjuhën e përdorur në Kuvend nga nënkryetari, Xhavit Haliti, dhe deputeti i LDK-së, Anton Çuni Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i ka kërkuar të gjithë deputetëve që të përmbahen në gjuhën që përdorin në Kuvend. Me këtë rast ka reaguar nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, njëherësh edhe kryesues i seancës së sotme, duke thënë që përderisa e kanë sharë që 15 vite, ai tani ka vendosur të reagoj. Edhe unë kam pak gjak, keni 15 vjet që me shani dhe asnjëherë nuk kam reaguar, ka theksuar Haliti.
