Duke folur për idenë e Vjosa Osmanit për t i ftuar bë takim partitë opozitare që të diskutojë në lidhje me draft-statusin e Asociacionit, deputeti të PDK-së, Xhavit Haliti ka deklaruar se nuk i takon Presidentes ta bëjë një ftesë të tillë. Çështja e projekt-statutit të Asociacionit duhet të diskutohet në Parlament. Ai thotë që vendimet duhet të merren nga institucionet, e jo nga liderët. Kjo nuk është kompetencë e Presidentes për këtë çështje duhet të diskutohet në komisione përkatëse dhe s’ka nevojë askush që njëri tjetrin me marr me të mirë. Është obligim kushtetues që të diskutohet secili variant në mënyrë transparente dhe të merren vendime jo nga liderët, por nga institucionet, nënvizon, Xhavit Haliti.
