Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk është i implikuar në tregtinë me certifikata të veteranit të UÇK-së. Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë pa përjashtim çdo rast që ndërlidhet me keqpërdorime rreth certifikatës së veteranit të UÇK-së. Në sqarimin e tij z Haliti ka shkruar: Disa medie kanë raportuar sikur qenkam i implikuar në rastin e tregtisë me certifikata të veteranit të UÇK-së. Ky raportim nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën faktike. Personat që përfliten në këtë rast, për mua janë thjeshtë të panjohur. Për ta nuk kam dëgjuar asnjëherë më parë. Ftoj publikisht edhe Prokurorinë që të deklarohet për këtë rast dhe të bëjë sqarimet e nevojshme. Duke e çmuar seriozitetin e çështjes, i bëjë thirrje Prokurorisë që të hetojë pa përjashtim çdo rast që ndërlidhet me keqpërdorime rreth certifikatës së veteranit të UÇK-së”, ka shkruar, z. Xhavit Haliti në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …