Xhavit Haliti: Nuk ka kushte që zgjedhet të mbahen tani, PDK duhet t'i bashkohet Qeverisë aktuale të drejtuar nga Hoti

Xhavit Haliti: Nuk ka kushte që zgjedhet të mbahen tani, PDK duhet t’i bashkohet Qeverisë aktuale të drejtuar nga Hoti

Xhavit Haliti, nënkryetar i PDK-së ka thënë se kjo parti duhet të hyjë në qeverinë aktuale dhe se nuk ka kushte që tash të mbahen zgjedhjet. “Unë mendoj që PDK-ja duhet të jetë e gatshme të hyjë në qeveri. Por edhe LDK-ja duhet të jetë e gatshme ta pranojë PDK-në”, ka thënë ai. Sipas tij, nëse arrihet marrëveshja ndërmjet këtyre dy partive, atëherë mandati duhet të shkojë deri në fund. “Dhe nëse arrihet kjo marrëveshje, atëherë nuk është problem se kush bëhet ministër”. Ai thekson se beson që pozita e kryetarit të vendit duhet t’i takojë PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …