Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti, thotë se secila nga katër datat për zgjedhjet e rregullta parlamentare duhet të jenë të pranueshme për partitë politike, pasi dallimi në kohë është shumë i vogël. Sipas tij, pasi për zgjedhje të parakohshme s’ka konsensus të partive politike që të mbahen në vjeshtë, atëherë si 26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti apo 16 shkurti i vitit 2025 duhet të jenë të përshtatshme. Ai thekson se PDK-ja do të synojë të dalë e para në zgjedhje, por në rastin e kundërt do të qëndrojnë në opozitë dhe s’do të përfshihen në koalicione pas zgjedhore. Tash mund të thonë se ia lëmë opozitës me zgjedh datën dhe eventualisht sa e njoh mënyrën si po funksionojnë mund të deklarojnë një datë krejt tjetër”, thekson Haliti.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …