Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, subjekt ky më i madhi opozitar në Kuvendin e Kosovës, thotë se qeveria aktuale e vendit duhet të definojë qartë qasjen ndaj dialogut me Serbinë, fillimisht para deputetëve në Kuvend. Për më shumë, sipas tij, ajo duhet t’i ruajë raportet me vendet partnere të Kosovës, të cilat, në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të përfshira në zhvillimet në dialog dhe rezultatet që i ka prodhuar dhe mund t’i prodhojë ky proces. “Unë mendoj që duhet të ulemi me të gjithë faktorët, me shtetet e veçanta të Bashkimit Evropian, me BE-në, dhe me institucionet e saj në Bruksel. Por, duhet të bisedojmë edhe me përfaqësuesit amerikan, siç është ambasadori Philip Kosnett në Prishtinë dhe duhet t’i hedhim të gjitha letrat në tavolinë. Ne e kemi një problem që po na mundon. Ky është problemi që deklaratat e mëhershme po na pengojnë ta pranojmë realitetin. Realiteti është ky që është dhe ne duhet të ecim më tutje”, thekson Haliti. Deputeti Haliti shpreh mendimin që Kosova, për të ruajtur raportet pozitive me vendet partnere, nuk duhet të përplaset me qëndrimet e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …