Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për arritjen e marrëveshjes me shtetin e Serbisë dhe për ‘kompromisin e dhimbshëm’ , ndarjen apo shkëmbimin e territoreve, për të cilat flet kryetari Thaçi. Haliti ka thënë se kufijtë e Kosovës janë të garantuar duke përmendur GjND, Pakon e Ahtisarit, marrëveshjen e Kumanovës dhe kufijtë e Kosovës për të treguar se kufijtë janë të garantuar që nga viti 1974. Ai thotë se nëse dikush tenton të bëjë pazare me territorin e Kosovës, do të ishte gabim fatal. Haliti thotë se për arritjen e marrëveshjes së Serbisë duhet t’i kemi parasysh këto procese që i ka kaluara Kosova. Sipas tij Serbia nuk ka guxim as të ia mësyjë Kosovës, për shkak se e një herë e ka provuar NATO-në.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …