Hashim Thaçi muajin e ardhshëm i bën tre vjet prejse është zgjedhur kryetar i Republikës së Kosovës. Edhe pas përfundimit të gjysmës së mandatit të tij ai nuk ka arritur ta luajë rolin e unifikuesit. Madje së fundi është parë në takime me ish-bashkëpartiakët e tij të PDK-së. Pavarësisht kritikave të opozitarëve karshi kryetarit, deputeti i PDK-së Xhavit Haliti ka konsideruar se takimet private të kreut të shtetit me figurat e PDK-së janë krejtësisht normale. Megjithëkëtë, Haliti ka thënë se kreu i shtetit duhet të bëjë përpjekje edhe më tutje për ta luajtur rolin unifikues dhe për t’i trajtuar temat të cilat i ka përgjegjësi kushtetuese. Edhe sipas deputetit të AAK-së Rasim Selmanajt, kryetari ka bërë përpjekje për të qenë unifikues, por sipas tij partitë opozitare kanë qenë ato që nuk kanë pranuar t’i përgjigjen asnjë ftese të kryetarit për asgjë dhe vazhdojnë ta refuzojnë atë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …