Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar situatën politike lidhur me formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke thënë se tani “topin” për krijimin e qeverisë e ka kryeministri Albin Kurti. Haliti ka theksuar se gjithçka do të varet nga numrat në Parlament dhe ka shpresuar që partitë politike dhe grupet parlamentare të miratojnë “Ligjin për partitë politike”. Ai ka theksuar se një qeveri afatshkurtër apo afatgjatë mund të mbështesë ose jo kushdo, por kjo do të varet nga koalicioni që arrihet për të formuar qeverinë. Shpresoj që kryetarët e partive politike dhe grupet parlamentare gjatë regjistraturës në ardhje do e miratojnë ‘Ligjin për partitë politike’. Qeveri afatshkurtër ose afatgjatë mund të mbështes ose jo kushdo, por kjo varet nga koalicioni që arrin me bë Qeverinë. Tani topin e ka Albini,” ka thënë Haliti. Ai gjithashtu ka shtuar se liria e shprehjes është e garantuar për çdo qytetar dhe politikan të Kosovës sipas Kushtetutës.
