Anëtari i delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Xhavit Haliti ka njoftuar se delegacioni nga vendi ynë ka filluar festimet pas avancimit të statusit të Kosovës në këtë asamble. Gjatë votimit për këtë avancim, një votë ishte kundër dhe pati 14 abstenime. “Ishte gjithçka e planifikuar sipas rendit të ditës, nuk ka pasur debat lidhur me këtë çështje, pra nuk është lejuar debati por vetëm votimi, në votim kemi kaluar, tash jemi duke festuar, u shpreh Haliti. Ai gjithashtu përmendi se delegacioni serb, i përbërë nga 11 anëtarë dhe i mbështetur nga Rakiqi, u largua nga mbledhja duke u fjalosur mes vete, fakt që tregon për tensionet e brendshme brenda delegacionit serb lidhur me këtë çështje.
