Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se ushtria jonë nuk ka pasur as nuk ka arkiva. Ai ka akuzuar politikanët për gabimet e bëra në bisedime me Serbinë. “Delegacionet tona që kanë shkuar në bisedime kanë rrëshqitur: Ata ose nuk kanë qenë të informuar, ose nuk kanë dashur të informohen ose kanë bërë lëshime për qëllime politike që është një e keqe e madhe”, tha ai. Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së thotë se lufta e UÇK-së ishte vullnetare. “Arkivat duhet të kërkohen nga shteti serb, pasi ata kanë pasur ushtri të rregullt”. Jashari thotë se nga lufta e UÇK-së arkiv kanë mbetur vetëm emra. Ai ka thënë tutje se lufta e UÇK-së nuk ka pronarë, pasi populli është pronarë i luftës së lavdishme.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …