Edhe 25 vjet pas çlirimit, Kosova vazhdon të mos ketë datë zyrtare kur nderohen dëshmorët e kombit të rënë në luftën e fundit dhe luftërave të mëhershme për çlirim. Xhavit Jashari nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë për KosovaPress, se kjo ditë duhet të definohet si dita e dëshmorëve të kombit shqiptar. Dita e Dëshmorëve të Kombit nuk figuron në kalendarin zyrtar të shtetit. 5 maji është dita e dëshmorëve të kombit, por në Kosovë nuk është shënuar në nivel institucional. Kjo ditë është përmendur vetëm në një postim të kryeministrit, Albin Kurti, por jo edhe nga presidentja, Vjosa Osmani e as kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe asnjeri nga ata nuk ka vendos lule apo bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një postim më 5 maj në rrjete sociale, në orët e vona të pas ditës, duke theksuar se kjo datë është dita e dëshmorëve të kombit shqiptar, të rënë kudo dhe kurdo gjatë historisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …