Tema të tjera...
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmoreve, Xhavit Jashari, ka njoftuar se lagjja Jashari nga Prekazi mori pjesë në ceremoninë e varrimit dhe të pames së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Jashari ka theksuar se kjo lagje ka qenë prezentë në të gjitha aktivitetet që u mbajtën për këtë rast, duke shprehur nderimin e thellë për veprën dhe kontributin e të ndjerit. Jashari ka shkruar: “Lagja Jashari ishte në homazh, si dhe në varrimin e babait të Presidentit Hashim Thaçi! Po ashtu, të organizuar si kurrë më parë ishim edhe për ngushëllime në Familjen Thaçi. Baca Hagji Thaçi, të qoftë i lehtë dheu i Atdheut për të cilën punove, veprove dhe luftove. Lavdi jetës dhe veprës tuaj në shërbim të lirisë së Atdheut!”