Xhavit Jashari

Xhavit Jashari: Kemi një ministre e cila ka shpifur, ka deponuar edhe dokumente të rrejshme kundër luftës së UÇK-së

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari ka qen i ashpër në kundërpërgjigjen e tij ndaj ministres së jashtme, Donika Gërvallës, pasi që kjo e fundit gjatë një tubimi elektoral, e quajti Haradinajn si një gjeneral të vetëshpallur. Xhavit Jashari e akuzoj Gërvallën për deponim të rrejshme kundër luftës së UÇK-së, duke e quajtur fundërrinë që e kanë duruar mjaftueshëm.

“Kemi një ministre e cila ka shpif, ka deponu edhe dokumente të rrejshme kundër luftës së UÇK-së, dhe krerëve atje dhe me keqardhje e them se e kemi toleru mjaftueshëm, duke e respektuar, që do ta respektojmë çdoherë vlerën dhe kontributin e Jusuf Gërvallës, por kjo me deklaratat e saj, që është një Schwarz, dhe një fundërrinë, në fund të fundit dhe ndoshta përgjigjeja më e mirë do t’i shkonte siç thuhet në filozofinë popullore: Prej skenderi beteri, dhe kjo në vazhdimësi po paraqitet si një beter, nëse mund t’i them ashtu, por megjithatë, defekti kryesor është i kësaj qeverie, në krye me Albin Kurtin, që e kam quajtur dhe e quaj, dhe qëndroj prapa qëndrimeve të mija, deklarimeve të mia, që kjo qeveri është anti-UÇK. Mendoj se këto çështje më së mirë do të zgjidhen, sepse kjo apsolutikisht nuk e fyen Ramush Haradinajn, kjo e fyen luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe nëse ka një komandat të devotshëm dhe një komandant që me plot meritë, duke e çmuar, duke e respektuar, luftën, sakrificën që bërë, edhe si komandant, po edhe si familje, mendoj që respektin e ka dhe do ta ketë nga të gjithë shqiptaret dhe kushdo që është sot në politik, duhet ta dalloj sakrificën dhe luftën e UÇK-së”, saktësoi Xhavit Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Refik Hasani: I ngarkuari i BE-së, Peter SORENSEN, do të duhej trajtonte diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi

Me rastin e emërimit nga BE-ja të diplomatit Danez, në postin e përfaqësuesit të posaçëm …