Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka bërë thirrje që të mos keqpërdoren vepra dhe heroizmi i atyre që kanë vulosur lirinë e Kosovës. Në një intervistë për ‘Epokën e re’, ai ka thënë se lufta e UÇK-së nuk duhet të keqpërdoret nga individët për qëllime politike ose individuale. Jashari ka vlerësuar se të gjithë atë që kanë qenë në radhët e UÇK-së kanë pasur qëllim çlirimin e vendit, kurse tani kanë obligim ta mbrojnë atë, dhe të ecin të bashkuar drejt realizimit të amanetit të dëshmorëve. Ai ka folur edhe procesin e verifikimit të veteranëve, të invalidëve dhe të dëshmorëve. Sipas Jasharit, nëse vazhdohet me këtë ritëm të punës, brenda këtij muaji do të përfundojë procesi për të tria kategoritë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …