Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Xhef Hovenier thotë se ka pasur takim shumë të mirë me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës

Xhef Hovenier, ambasador i Amerikës në Kosovë,   ka folur në një konferencë për media pas takimit që ka zhvilluar me anëtarët e  Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se me anëtarët e këtij komisioni ka diskutuar lidhur  me politikën e  së jashtme dhe sigurisë kombëtare. “Sapo kisha një takim shumë të mirë me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme. Isha i nderuar që pata ftesë nga kryetari i komisionit për të ardhur dhe për të diskutuar çështjet që janë në interes të komisionit. Patëm një diskutim të frytshëm mbi çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare”, ka thënë ai, duke shtuar se ka respekt për punën e anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme. “Kam respektin më të madh ndaj Kuvendit si një element i sistemit demokratik, dhe bazuar mbi diskutimet që patëm kam një respekt të madh për anëtarët e këtij komisioni dhe punën që ata punojnë për përkrahjen e prioriteteve në politikën e jashtme dhe të sigurisë kombëtare të Kosovës”, ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …