Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Xhefri Hovenier, ka reaguar lidhur me rastin e djegies së një veture në veri, e cila ka kthyer targat në RKS. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë aktin e djegies e shkatërrimit të pronave dhe çfarëdo përpjekje tjetër për të poshtëruar e penguar ata të cilët dëshirojnë të regjistrojnë makinat e tyre me RKS. Ambasadori Hovenier, ka përsëritur edhe një herë kërkesën drejtuar Qeverisë së Kosovës për shtyrje të plotë të implementimit të vendimit për 12 muaj, në mënyrë që targat RKS mund të vendosen pas kësaj periudhe. Po ashti ai ka ritheksuar se Amerika mendon që Kosova ka të drejt të implementojë një ndryshim të tillë të targave.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …