Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Xhefri Hovenier ia thotë shkurt, Albin Kurtit: Jo gjoba për qytetarët serbë, fillo sa më parë negociatat për Asociacionin!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i drejtori një thirrje Qeverisë së Kosovës, me kërkesë ultimative që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat për qytetarët serbë në veri,  i kërkojmë të zgjasë për dhjetë muaj afatin ri regjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”. Kjo kërkesë urgjente e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier, u bë pasi  pasi Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor zbatimin e një plani për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe – gjë që u kundërshtua nga shumica e serbëve lokalë dhe nga Beogradi zyrtar.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ky plan të shtyhet për dhjetë muaj, por kjo kërkesë u refuzua. Kurti tani nuk ka ku të shkojë pos,  të bindet,  të përkulet, të shtrihet, si të  gjithë para tij, apo kokën lartë e  në zgjedhje të parakohshme.

Amelika, Amelika…

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …