Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e vlerëson qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që e prodhoi marrëveshjen e arritur të mërkurën, në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Hovenier e ka shpërndarë deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa ka përmendur se për çfarë do të shërbejë kjo marrëveshje. “Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …