leoni

Jeffrey M. Hovenier

Xhefri Hovenier: Në Bruksel, duhet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke

Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri  Hovenier ka përsëritur qëndrimin zyrtar të “Shtëpisë së Bardhë” në Bruksel se duhet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, Kosovë-Serbi, e cila ka për qëllim njohjen reciproke. Ai në një intervistë për mediumin serb Kossev potencoi se vendi i tij e mbështet fuqishëm këtë proces dhe do të punojë me partnerët e tij për ta përmirësuar atë. Edhe pse thotë se gjithçka varet nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, Havenier beson se një marrëveshje e tillë mund të arrihet gjatë mandatit aktual të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë. Hovenier ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se shumëçka ka ndryshuar që nga vizita e fundit në Mitrovicë në vitin 2007, kur ka punuar në ekipin e Marti Ahtisarit. Gjatë kësaj jave, Hovenier  vizitoi për herë të parë Mitrovicën e Veriut, që nga emërimi si ambasador i Amerikës, në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK nuk do të bashkëpunojmë me LV-në për qeverinë, vetëm me Abdixhikun si kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të formojë …