Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeff Hovenier, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka cituar një letër të kryetarit amerikan, Joe Biden, i cili ka thënë se shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara. Hovenier theksoi se përfshirja e grave ndikon në rezultate më të qëndrueshme dhe paqe më afatgjatë. Ai deklaroi me këtë rast se mos përfshirja e grave në proceset e paqes dhe negociatave, është një çështja fundamentale e barazisë dhe mundësive të barabarta. Këto u thanë nënë panelin e diskutimit në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, derisa u fol për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në proceset e dialogut dhe paqes.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …