Jamie Shea

Jamie Shea: Taktikat terroriste të Rusisë do të jenë kundërproduktive në planin afatgjatë, kjo tregon një shenjë të dëshpërimit

Zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës si vitit 1999, në Kosovë, profesori, Xhejmi Shia beson se taktikat terroriste të Rusisë do të jenë kundërproduktive në planin afatgjatë dhe se kjo është “një shenjë e dëshpërimit të Putinit, sepse ai nuk mori fitoren që i thanë se mund të priste”. Rusia nuk po përparon siç ishte planifikuar dhe se nuk mund ta mposht ushtrinë ukrainase në mënyra konvencionale dhe se ata tani po përdorin taktika terroriste. “Siç mund ta shihni në ekranet televizive në mbarë botën, skenat janë të tmerrshme sepse rusët kanë filluar të përdorin taktika terroriste. Këto pamje që po shikojmë më kujtojnë imazhet e Sarajevës gjatë viteve 1994 dhe 1995, kur kishim skena të ngjashme për të detyruar popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës të dorëzohej”. Ai thotë se Rusia do të vazhdojë të përdorë taktikat e terrorit dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë më i vendosur në kundërshtimin e Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …