Profesori i Shkencave Politike në Universitetin “Saint Mary” të Londrës, James Lindsay, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se nuk ekziston asnjë plan për daljen nga kriza të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Sipas tij, procesi tash është në kaos, dhe Shtetet e Bashkuara si dhe Bashkimi Evropian do të duhej të punojnë së bashku për gjetjen e një zgjidhjeje. Gjatë dekadës së kaluar vet e kemi krijuar këtë situatë, kur Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian e morën rolin e liderit në këtë proces. Por, mendoj se ekzistojnë dallime midis mënyrës se si Komisioni Evropian ka dashur të udhëheqë këtë proces, dhe se si në anën tjetër Berlini ka dashur ta udhëheqë atë. Është e qartë se në prag të përfundimit të mandatit të Komisionit, Berlini ka dashur të marrë udhëheqjen e këtij procesi të dialogut Kosovë-Serbi dhe bëri gabim në mënyrën se si e bëri këtë. Mendoj se këtu ekziston edhe problemi tjetër; kredibiliteti i Francës në Ballkanin Perëndimor në këtë moment është i vogël, pasi Franca është në krye të një blloku vendesh që kundërshtojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian, ka thënë mes tjerash Lindsay.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …