Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Mattis, do të largohet nga pozita e tij në fund të muajit shkurt

James Mattis: FSK-ja duhet ta marrë mandatin për ta kryer sigurinë e brendshme dhe mbrojtjen territoriale

Ambasada amerikane në Kosovë përmes faqes zyrtare bën të ditur se Sekretari i Mbrojtjes, Xhejms  Mattis i është përgjigjur Komitetit të Senatit, në lidhje me Shërbimet e Armatosura për Kosovën, më 12 janar 2017. Rreth 650 trupa amerikane mbeten në Ballkan si pjesë e Forcës së Kosovës  që së pari u vendos në Kosovë në vitin 1999 dhe sot përbëhet nga mbi 4.600 pjesëtarë nga 30 shtete.  Kosova është shembull i asaj çfarë ndodh kur bashkësia ndërkombëtare, e udhëhequr nga Amerika, angazhohet për mbrojtjen e interesave dhe vlerave të veta. Në përgjithësi, do të rekomandoja pakësime në përputhje me situatën e sigurisë në terren, por e kuptoj që, tani për tani, Forca mbetet kritike për sigurimin e stabilitetit të rajonit. Përveç kësaj, para se të pakësohet prania ushtarake e SHBA-së, Forcat e Sigurisë së Kosovës duhet ta marrin një mandat për ta kryer sigurinë e brendshme dhe mbrojtjen territoriale, një ndërrim që do të kërkojë ndryshim kushtetues me mbështetje të parlamentit.

Përpjekjet e Bashkimit Evropian janë thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës dhe për stabilitetin e saj, dhe duhet të inkurajohet përfshirja e saj e mëtejme.BE-ja tashmë luan një rol të rëndësishëm në Kosovë duke ndërmjetësuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, përmes dialogut Beograd-Prishtinë. Dialogu u lejon të dy vendeve të ecin përpara me planet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me kuptimin se njohja e sovranitetit të Kosovës nga ana e Serbisë do të trajtohet para pranimit aktual të anëtarësimit. Përveç kësaj, Bashkimi Evropian ndihmon që t’i kontribuohet stabilitetit në Kosovë përmes Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …