Diplomati amerikan, Xhejms Rubin, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se Kremlini po përdor “informacionin si mjet lufte” për të përçarë aleatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan. Ai ka kërkuar nga mediat në rajon të rrisin përpjekjet për të zbuluar dezinformimin rus dhe për ta dalluar atë nga e vërteta. Rubin, i cili është koordinator për Amerikën në Qendrën Globale e Angazhimit të Departamentit të Shtetit, u bëri thirrje mediave në rajon t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre për identifikimin e dezinformatave ruse dhe dallimin e tyre nga informacioni i vërtetë. Kremlini po përpiqet të përdori çdo teknikë që mundet për të ndarë Perëndimin në mbështetjen e tij për Ukrainën”, tha ai. Rubin foli për shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë në Sofje, në një nga ndalesat gjatë turneut të tij aktual evropian. Qëllimi i tij gjatë këtij turneu është të angazhohet me qeveritë dhe t’i inkurajojë ato të kultivojnë vendosmërinë për të identifikuar dezinformimin dhe të kenë aftësinë për të ndërmarrë veprime efektive kundër tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …