Xhelal ministri dhe Grada ceremoniale e FSK-së, nderojnë varrezat e serbëve që pushtuan Kosovën në vitet 1912-1914

Xhelal ministri dhe Garda ceremoniale e FSK-së, nderojnë varrezat e serbëve që pushtuan Kosovën në vitet 1912-1918

Garda Ceremoniale e FSK-së, më 11 nëntor ka marrë pjesë në ceremoninë e 104-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës. Ushtarët e FSK-së kanë qëndruar  gatitu edhe para  pllakës përkujtimore të ushtarëve vrarë serbë në vitet  1912-1918 gjatë pushtimit të trojeve shqiptare.

Para pllakës së pushtuesve çetnikë,  shkruar në gjuhën serbe, kanë  qëndruar gatitu, ushtarët e FSK-së, të cilët kanë nderuar dhe përkujton ushtarët shqiptar-vrasës që cilët u vranë gjatë kohës së  pushtimit të trojeve shqiptare, në vitet kur ata  vranë dhe dëbuan nga trojet e tyre rreth  400 mijë shqiptarë.

Kjo ceremoni u organizua nga Ambasada Gjermane dhe ajo Franceze në Prishtinë, kurse i pranishëm ishte edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Përpjekja për ta fshehur këtë marrëzi i  vesh me turp  të gjitha institucionet e Kosovës, veçmas ministrat e Albin Kurtit, të cilët nuk i njohin as edhe mësimet  elementare të historisë, pasi mendojnë se Historia nuk ka filluar as  në vitin 1912 kur është pushtuar Kosova e trojet shqiptare, as në vitin 1999 kur shqiptarët janë çliruar nga robëria, por ka filluar me kohën kur Albin Kurti është bërë kryeministër, afër dy vjet më parë.

Është për keqardhje veprimi i turpshëm i Gardës Ceremoniale, e cila identifikohet me emrin e Legjendarit Adem Jasharit. Nëse është bërë nga mosdija kjo edhe falet, nëse është bërë me detyrim qeveritar, turp për komandantin e Gardës, turp për Qeverinë për ministër Xhalalin e ministër Armendin, dhe për të gjitha ata që janë betuar të mos përmendin emrat e çlirimtarëve, por rrinë gatitu para pllakave me emrat e atyre që kanë vrarë e masakruar dhjetë fish më shumë shqiptarë sesa Millosheviqi në kohën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …