Në pjesën e dytë të seancës gjyqësore, e cila po mbahet sot në Prishtinë kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, fjalët e tyre e kanë paraqitur edhe Xhelal Sveçla dhe Glauk Konjufca. Sveçla të cilin Policia e ka arrestuar në zyrën e tij për ta sjellë në Gjykatë, në fjalën e tij hyrëse këtë rast e ka quajtur rast politik. Sipas tij me vetë faktin që EULEX-i nuk është këtu tregon se edhe ata e kanë kuptuar që ky ka qenë një mesazh politik dhe për gjitha ato që i kanë planifikuar këtij vendi. Ai madje tha se tash pas shtatëve vitesh nga ajo ngjarje janë më të bindur se kurrë se ky mesazh ka qenë i duhur, i drejtë por siç tha ai ndoshta fatkeqësisht edhe i pamjaftueshëm. “Vetë mosprezenca e këtyre këtu nënkupton që e kanë pranuar fajësinë për çka i kanë bërë këtij populli dhe këtij vendi. Prandaj aktualizimi shtatë vjet prapa kësaj vepre është politike dhe rrjedhimisht disa janë për shkak të fjalës por jam i bindur që ne jemi të burgosur politik”, tha Sveçla. Njëjtë si Sveçla edhe deputeti Glauk Konjufca këtë gjykim e ka quajtur politik.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …