Xhelal Sveçla

Xhelal Sveçla: Dje dhe sot janë ndaluar 16 persona të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se dje dhe sot janë ndaluar 16 persona të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë. Ai ka sqaruar më tutje se struktura e të ndaluarve ishte “e kombinuar”, ku katër prej tyre rezultuan të jenë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë. “Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës. Grupi i parë, i përbërë nga katër persona, ai tha se u ndalua në Gjakovë. “Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën: fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sopatë dhe një dritë rotative. Me vendim të prokurorit, personat janë ndaluar në kohëzgjatje 48 orëshe. Grupi i dytë, me 12 persona, është ndaluar në Prizren, teksa po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë. Edhe në këtë grup ishin dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe” ka shkruar mes tjerash në adresën e tij elektronike, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: PDK-ja nuk voton pa marrëveshje për një zgjidhje të qëndrueshme – mbështesim Hamzën për kryeministër

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë …