Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se, për shkaqe të sigurisë, ka urdhëruar që në të gjitha pikat e kalimit kufitar të ndalohet hyrja e maunave nga Serbia. Ky vendim vjen pasi forcat serbe kanë rrëmbyer tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, brenda territorit të vendit tonë. Ai ka theksuar se vendimi do të jetë në fuqi deri në një vlerësim tjetër të sigurisë. Ndërsa lidhur me policët e rrëmbyer, ministri i Brendshëm ka deklaruar se nuk e di se ku ndodhen por ka theksuar se janë nën arrest dhe po mbahen në duart e institucioneve të Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …