Xhelal Sveçla

Xhelal Sveçla pret që KFOR-i t’i heq barrikadat në Veri dhe pastaj të rrahë gjoks se këtë e ka bërë me partnerët

Ministri i brendshëm Xhelal Sveçla, ka deklaruar se institucionet e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat. Ai pret që KFOR-i t i heq barrikadat dhe pastaj të rrahë gjoks se këtë e ka bërë me partnerët. Kjo nuk është hera e parë, që ai ndanë merita për vetën, vetëm pasi dikush tjetër t’ i kryejë veprimet e caktuara. Se cilat janë kapacitetet e Policisë së Kosovës e dinë të gjithë shqiptarët në Kosovë, dhe jo vetëm Xhelal  ministri, i cili me veprimet e tij të pamatura dhe të pa përgjegjshme, veriun e Kosovës e ka kthyer në kohën e para 20 viteve, në kohën e  protektoratit të UNMIK-ut, një segment i të cilit ende vepron dhe e përfaqëson Kosovën në OKB, bashkë me një zyrtar të lartë të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …