Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka falënderuar shtetin kroat për ndihmën që ua ka ofruar qytetarëve të Kosovës të cilët të dielën pësuan një aksident tragjik, ku humbën jetën 10 qytetarë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan derisa po udhëtonin nga Gjermania në Kosovë. “Angazhimi i palës kroate ka qenë që nga kryeministri e ministrat”, tha ai. Sveçla ka thënë se të gjitha procedurat formal juridike për transportimin e viktimave kanë përfunduar, trupat e tyre janë rrugës.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …