Bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Fadil Kodra, njëherësh familjar i komandantit të shquar të UËK-së, heroit të kombit, Ilaz Kodra, është shkarkuar nga pozita që mbante si ushtrues detyre i Drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave. Lajmin për shkarkimin nga detyra të Kodrës e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme, në një përgjigje me shkrim. Ju njoftojmë se Ministri Sveçla e ka shkarkuar dje nga detyra z. Kodra. Fadil Kodra ka shërbyer si udhëheqës i agjencisë që menaxhon me njësitë e zjarrfikësve që nga viti 2010, kur ishte emëruar në këtë pozitë nga Qeveria “Thaçi 1” . Për shtatë vjet, Kodra shërbeu si Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ndërkaq në pesë vitet e fundit ka ushtruar pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë agjenci. Kohë më parë nga puna ishte suspenduar edhe bashkëshortja e Ilaz Kodrës, që kishte punuar në Postën e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …