Bashar Al Assad

Xhelati monstruoz, tirani kriminel sirian, Bashar al-Assad ka ikur nga Siria, pasi e ka përgjakur për më shumë se 20 vjet

Xhelati monstruoz, tirani kriminel sirian, Bashar al-Assad  është zhdukur. Pas gati 25 vitesh në pushtet, dhe 54 për familjen Assad, ai nuk është në pallatin presidencial, në Damask, i cili është pushtuar nga kryengritësit. “Tirania e tij ka marrë fund”, thonë fitimtarët, të cilët njoftojnë se ai është arratisur.  Sipas informacioneve të qarkulluara nga burime siriane, thuhet se Assad hipi në një Ilyushin-76, të Forcave Ajrore Siriane, i cili u nis me nxitim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut, u kthye në drejtim të Homsit, humbi lartësinë dhe u zhduk nga radarët. Cilido qoftë fati i Assadit, gruaja e tij, Asma, me tre fëmijët e tyre thuhet se mbërriti dje në Rusi. Kryengritësit morën Damaskun pa shumë rezistencë pasi forcat ruse dhe iraniane ishin tërhequr një ditë më parë dhe Ushtria Arabe Siriane  shmangu përfshirjen e tyre. Rënia e Assad u vulos dje nga aleatët e tij kryesorë, Rusia dhe Irani, së bashku me Turqinë.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur ambasadorët dhe shefat e misioneve të Aleatëve, në Prishtinë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur dje në Shtabin e KFOR-it në Kampin …