Xhemail Peci: Fragmente nga libri: Apologji për Albanokaustin, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Kombin Shqiptar III

Xhemail Peci: Fragmente nga libri: Apologji për Albanokaustin, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Kombin Shqiptar III

Në të vërtetë të gjitha betejat historike për çlirimin kombëtar e shoqëror, që nga koha e Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut e deri me sot, janë zhvilluar nën Flamurin e Lirisë, luftë kjo për të cilën diplomati Pal Ëngjelli në një letër të vitit 1463, i shkruante Skëndërbeut:

‘O princ i pamposhtur, do thërriste Platoni, e bukur dhe e begatë është republika, mbretëria dhe perandoria, kur ajo udhëhiqet nga njerëz shumë të mirë dhe shumë të ditur. Kështu, në fakt, në këtë kohë ne shikojmë (admirojmë) dritën e qartë që i ka ardhur Shqipërisë sonë, e cila udhëhiqet nga ti, nga një princ shumë i ditur, perandor i përsosur, kont i pamposhtur. Për këtë shkak, jo pa arsye, të gjithë fqinjët, princërit dhe mbretërit e afërt të drejtohen ty, si kommandant të vetëm energjik, të dërguar nga qielli për të mbrojtur perandoritë dhe mbretëritë e tyre nga çmenduria dhe nga egërsia otomane e barabre, të cilët presin të udhëhiqen nga ushtria jote…Tunde forcën dhe ndjenjën shpirtërore, fto të gjithë komandantët dhe ushtarakët tu, mblidh kryepleqtë e fiseve dhe popullin, fto fqinjët, mbretërit dhe sunduesit që i ke aleatë…Për këtë, Skëndërbe, vertet të them: Skenderbe, ti, po ti, nderi i të gjithë princërve, mbretërve dhe sunduesve, me çetat tua, fillo luftën me tiranin barbar, sulmo tokat e tij dhe futi frikën e tmerrin deri në kockë.’

Të tillë e kanë mbajtur Gjergj Kastriotin-Skëndërbeun, shqiptarët atdhetarë ndër breza si Krye-Komandant të pçrjetshëm të forcave të armatosura shqiptare, kurse armiqtë me të cilët do të ndesheshin shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre shumëshekullore, janë po si ata të cilët në penën e mprehtë të kryediplomatit të shquar të Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut, Pal Ëngjëllit, janë portretizuar kështu:

‘Megjithatë, të kalojmë te karakteri i tij. Mehmeti ka fuqi të shumta fizike dhe shpirtërore; por edhe vese të këqija dhe të degjeneruara; armik i gjinisë njerëzore; gjakpirës, koka e krimit, kampion i të gjitha dredhive, nxitës i vdekjes, baba i të gjitha poshtërsive, vrasës ordiner. Kishte lindur te njerëz që kishin një traditë të tillë, duke ruajtur shfrenimin dhe egërsinë barbare; gjithashtu në çdo moshë ishte i bastardhuar. Në rininë e tij, luftërat, vrasjet, rrëmbimet dhe plaçkitjet, i kishte shumë qejf. Shpirt të paturpshëm, tinëzar, mashtrues, dëshirues i të huajës, i pakontrolluar në epshe, kërkues dhe i pangopur, insistues për plotësim dëshirash, i pabesë.

Në të, pra kishte më shumë sesa mund të thuhet me fjalë, i ishte rritur dëshira për paranë dhe pastaj edhe për pushtet. Ky është ai Mehmeti i II-të i cili nga verbëria për pushtet ka therrrur të vëllanë; me dredhi vrau sunduesit e Rashës dhe mbretin e Bosnjes, ndërsa të afërmit e tyre i bëri robër dhe skllevër, duke ua nxjerrë sytë ose duke ua gjymtuar ndonjë pjesë tjetër të trupit. Çfarë të të them për të tjerët në të cilët ka provuar të gjitha mynxyrat e torturave? Kështu që karakteristikat dhe vetitë e tij jonjerëzore, kurrë nuk mund t’i ndryshojë.

Në besim ndaj Zotit është i pamoralshëm, ndaj njerëzve-armiqësor; çdoherë shkon drejt shkatërrimit. Miqësitë dhe armiqësitë nuk i bën sipas rastit, po sipas fitimit. Për asgjë nuk ka masë, nuk vepron me arsye, ndaj miqve sillet me neveri dhe ashpërsi, hapur dhe në emër të tij plaçkitë dhe dhunon vendet e shenjta, rrëmben çdo gjë, grabitë çdo gjë, pa asnjë arsye ngatrron ndershmërinë, pastërtinë dhe shenjtërinë njerëzore. Pothuajse të gjithë kundërshtarët i ka vënë nën zgjedhë, dhe i ka vrarë dhe kthyer në skllevër të tjerët.’

Zonja dhe zotërinj, ne i bëjmë thirrje arsyes suaj (sepse forca e bindjes nuk ka tjetër tempull përveç fjalës, shkrunate Eskili, sepse poeti antik Virgjili e ka thënë aq bukur: Pagere pavros, debellare superbas – Të mbrosh të vegjlit e të mposhtësh kryelartët; sespe fuqia e një fjale, e një rime ka fuqinë e një peranorie, shkruante Bajroni, sepse Miltoni thoshte me të drejtë: Të bësh krim mbi dike duke derdhur gjak ke bërë krim, të bëshh krim ndaj arsyes, do të thotë të bësh krim të dyfishtë) si pëfaqësues më të nderuar e më të lartë të Europës prej ku Rene Dekarti gjithashtu i thirri arsyes (pikërisht ashtu siç do të thoshte poeti gjenial Omar Khajami: Duke shenjtëruar ndërgjegjen time), e prej ku filozofi eminent Viktor Imanuel Kanti definoi paqen universale, do me thënë paqen botërore; duke pyetur në vazhdimësi:

A do të fitojë Europa e Dick Martit, e Karla de La Pontes, Europa e Shmid-it, apo Europa e Vilhelm Telit, Europa e Oliver Kromuellit, Europa e Gjergj Kastriotit, Europa e Janosh Huniadit, Europa e Xhuzepe Garibalit, Europa e Uinston Çërçillit, Europa e Sharl De Golit, Europa e Volfgang Amadeus Mocartit dhe Luvig van Bethovenit, apo do të ditojë Europa e Salierit?! Cila Europë do të fitojë: Europa e Eskilit, Europa e Dante Aligerit, Europa e Uilliam Shekspirit, Europa e filozofisë së Viktor Emanuel Kantit për paqe universale (ashtu sikurse vetë doktrina e Gëtes për letërsinë botërore/universale), Europa e Nënë Terezes, Europa e Aleksandër Moisut, Europa e Ismail Kadaresë, Europa e Adem Demacit, Europa e Vehbi Ibrahimit, Europa e Enver Hadrit, Europa e Jusf Gërvallës, Bardhosh Gervallës e Kadri Zekës-që ranë nga plumbat e shërbimit sekret jugosllav e mu në truallin e Europës, vetëm e vetëm sepse nga zemra e Europës luftonin për çlirimin e kolonisë së fundit që kishte mbetur në trupin e Europës; a do të fitojë Europa e Vaclev Havelit, Europa e Adem Jasharit e Ukshin Hotit, Europa e parimeve të proklamuara të vëllazërisë, të lirisë e të barazisë;  Europa e Françesko Petrarkës, Europa e Denis Didëros dhe Europa e Monteskejeut, Europa e Isak Njutnit dhe Europa e Aleksander Flemingut, Europa e Marie dhe Pjer Kyrit, Europa e Alfred Nobelit, Europa e George Vilhelm Firiderih Hegelit, Europa e Fransua Mari Arue Volterit dhe Europa e Zhan Zhak Rusoit, Europa e Hajnrih Hajnes, Europa e Johan Volfgang Gëtes dhe Europa e Friderih Shilerit dhe e Shandor Pëtefit, Europa e Xhorxh Gordon Bajronit, Europa e Onore de Balzakut dhe Europa e Viktor Hygosë, Europa e Emil Zolës dhe Europa e Zhan Baptist Pokëlen Lily-Molierit; Europa e Leonardo Da Vinçit, Europa e Mikleanxhelo di Lodvigo di Buanaroto Simonit, Europa e Rembrantit, Europa e Van Gogu, Europa e Pablo Pikasos; Europa e Miguel de Servantes Savaderës dhe Europa e Federiko Garsia Lorkës, Europa e gjenive të njerëzimit dhe e korifejve të tij, Europa e Bashkuar dhe Europa e Re apo Europa e Vjetër dhe Europa e Ndarë; Europa e Alfred Nobelit apo Europa e ansamblesë së mjekrrave të thinjura të politikës së vjetër të Europës së Vjetër, Europa e Shkëlqesisë së Saj Mbretëreshës Elizabeta e II,  Europa e Shenjtërisë së Tij Papa Gjon Pali II, Europa e Qeverisë së Shkëlqesisë së Tij Alberti i II, Europa e Zonjës së Nderuar Angela Merkel, Europa e Doktrinës së Ndërhyrjes Humanitare të Toni Blerit, Europa e Zhan Dark dhe Europa e Marie Kyrit, Europa e Shkelqesisë se Saj Micheline Anne-Marie Calmy Rey, Europa e Zotëri Bart Staes (një belg që ka dhënë një kontribut të veçantë në Parlamentin Europian për çështjen shqiptare), Europa e zonjës së ndjerë Anna Lindt të Suedisë, Europa e zonjave fisnike dhe Bujare Doris Pak dhe Tanja Fajon, Europa e Aleksander Dymas, Europa e Gustav Flobertit, Europa e Sigmund Frojdit, Europa e Herman Hesses dhe Europa e Stefan Cvajgut, Europa e Bashkuar me Kosovën si tërësi territoriale e si shtet integral në Aleancën Euro-Atlantike, apo Europa e ndarë, e  copëtuar, e  sakatuar dhe e fusnotizuar, e torturuar dhe e injoruar në të drejtën e saj demokratike dhe historike, e përçarë me Urën e Ibrit të këputur ne dysh; Europa e Galileo Galileut, Europa e Xhordano Brunos, Europa e Jan Husit, Europa e Alfred Drajfusit, Europa e Promethenjve që zjarrin e lirisë e çon tutje apo Europa e Ernest Erverhardit; Europa e paqes, e lirisë, e barazisë e vëllazërisë dhe e përparimit, apo Europa e të dy luftërave botërore; Europa e forcave të errëta apor Europa e vizionit të ri dhe e misionit të ri; Europa si një çerdhe e zvetënimit apo Europa si djep i qytetërimit?!…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Naim Imeri sot herët është larguar në rrugëtimin e tij të përhershëm nëpër Blinajë. Elezi …